Aksident fatal në Laknas, 20-vjeçari përplas 48-vjeçarin me motor

10 Qershor 2026, 22:15 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident fatal në Laknas, 20-vjeçari përplas 48-vjeçarin

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Laknas, ku janë përfshirë një automjet dhe një motomjet.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 20:30 në rrugën “Nënë Tereza”. Automjeti që drejtohej nga shtetasi E. V., 20 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. G., 48 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për kryerjen e veprimeve procedurale.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Po ndodh...