Protesta më e madhe në 35 vite/ Tirana në këmbë kundër klasës politike të korruptuar, populli i duartroket: Ju erdhi fundi
Vijon marshimi gjigant i protestës së madhe të shqiptarëve kundër klasës politike të korruptuar. Ky tubim madhështor vijon prej 11 ditësh, me një kërkesë të vetme, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe çuarjen para drejtësisë të kryeministrit dhe Sali Berishës me gjithë çfarë përfaqësojnë.
“Edi Rama jep dorëheqjen”, "Rama në burg, Berisha në burg", janë thirrjet e qytetarëve, në këtë protestë.
Protestuesit po vijojnë marshimin në të gjithë akset kryesore të kryeqytetit. Protestuesit janë duartrokitur dhe mbështetur edhe nga persona të tjerë që kanë qenë duke lëvizur me automjete.
Thirrja e tyre është “Rama në burg, Berisha në burg”. Protesta historike, që nuk ishte parë deri më sot, ka kaluar përtej kufijve. Pakënaqësia nga qeveri, por nuk kanë munguar edhe kritikat e zhgënjimet nga opozita, ka bërë që shqiptarët të kundërshtojnë këtë kastë politike, duke kërkuar një Shqipëri të re, të drejtë, të lirë dhe me dinjitet për të ardhmen.
Po ndodh...
Mikrofoni i protestës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128