Interesimi i papritur nga Real Madridi për Nico Williams, reagon presidenti i Barcelonës
21 Maj 2025, 19:30 / SPORT

Nico Williams mund të bëhet lojtar i Realit në merkaton e verës. “Marca” raporton se madrilenët po shqyrtojnë mundësinë për të paguar klauzolën prej 58 milionë eurosh.
Sulmuesi i Atletik Bilbaos ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.
Kjo lëvizje do të befasonte Barcelonën, që prej kohësh e kishte në listën e dëshirave.
Williams ishte pranë katalanasve në verën e kaluar. Në fund asgjë nuk u konkretizua, ndërsa 22-vjeçari qëndroi te klubi i vetëm ku ka zhvilluar karrierën.
Presidenti Laporta ka zbuluar se sulmuesi i Bilbaos nuk është më një objektiv i Barçës.
“E menduam Nicon si lëvizje të mundshme në verën e kaluar me Dani Olmon, por pikërisht tani mendoj se klubi po vlerëson lojtarë të tjerë”, u shpreh Laporta.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





