“A është Putin kriminel lufte?” Pyetja ndaj Rubios në Kongres shkakton tensione! Sekretari i shtetit: Duam përfundimin e luftës

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marko Rubio, shmangu sot të quante presidentin rus Vladimir Putin “kriminel lufte”, duke deklaruar se përparësia e tij është të negociojë për mbylljen e luftës në Ukrainë.
Në një dëgjim të tensionuar në Kongres, deputeti demokrat Bill Keating i kujtoi Rubios sulmin e ashpër që ai kishte bërë ndaj Putinit kur ishte ende senator dhe e pyeti nëse ai ende besonte se presidenti rus është një “kriminel lufte”.
“Krime janë kryer gjatë luftës kundër Ukrainës dhe dikush duhet të japë llogari, por qëllimi ynë aktual është të përfundojmë këtë luftë,” u përgjigj Rubio.
“Për shkak se, lejoni që t’ju them, çdo ditë që vazhdon kjo luftë, njerëz vriten, të tjerë shuhen dhe, sinqerisht, kryhen edhe krime të tjera lufte,” shtoi ai.
Deputeti demokrat tha se Rubio po flet “pa kuptim” dhe “dyshueshëm”.
“Po të mos kishte pasur komunikim ndërmjet SHBA dhe Rusisë në vitin 1961, bota do të ishte ndalur në atë krizë të raketave të Kubës,” tha gjithashtu Rubio, duke iu përgjigjur një deputeti tjetër.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli përmes telefonit të hënën me Putinin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, si pjesë e përpjekjeve që po bën Uashingtoni – pa ndonjë rezultat pozitiv deri tani – për përfundimin e luftës.
Kur u pyet kush është agresori në këtë luftë, Rubio u përgjigj “Rusia ka pushtuar Ukrainën”. Trump deri tani ka shmangur të quajë Rusinë “agresore”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

