Arbër Hoxha sërish protagonist në Kroaci, jep asist në fitoren e Dinamo Zagrebit

14 Dhjetor 2025, 17:47 / SPORT ALFA PRESS

Arbër Hoxha sërish protagonist në Kroaci, jep asist në

Dinamo Zagreb është rikthyer te fitorja në Kroaci.

Me rezultatin 5-2 u regjistrua triumfi ndaj Slaven Belupos, që e ngjit Dinamon sërish në krye të klasifikimit.

Arbër Hoxha asistoi golin e pestë të sfidës për ekipin e tij dhe më pas u zëvendësua.

Dhe pse Slaven Belupo shikohej si një nga tri pretendentët për titull, pati një paraqitje zhgënjyese në shtëpi.

Hoxha ndërkohë është vendosur në kuotën e 6 golave dhe 3 asistimeve.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare po kalon edicionin më të mirë me Dinamon e Zagrebit, që synim të vetëm ka trofeun e kampionit.

Po ndodh...