'Mos mani gjo nëpër shpia’/ Dosja e SPAK për Rrajat zbardh bisedat në SKY ECC! Kush ishin nofkat e grupit kriminal

SYRI ka siguruar dosjen voluminoze të SPAK për grupin kriminal “Rraja”, ku 14 persona akuzohen për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në të paktën tre episode të dokumentuara nga hetimet.
Në dosje, një rol kyç zënë transkriptimet e komunikimeve të enkriptuara në platformën SKY ECC, të cilat kanë ndihmuar SPAK-un të zbardhë mënyrën e funksionimit të grupit, rrjetin e bashkëpunëtorëve dhe gjuhën e koduar të përdorur për trafikun e drogës.
Sipas dokumenteve hetimore, nga këto biseda janë identifikuar edhe nofkat e përdorura nga disa prej anëtarëve të grupit kriminal:
• Bujar Sefa – “Venecia”
• Hajdar Sefa – “Bruxel”, “Detroit USA”, “GjoranKruja”
• Vidjan Baroka – “Rrushi”, “New ✌️”, “Plaku”, “979”
Në një nga bisedat e zbardhura në SKY ECC, anëtarët e grupit flasin hapur për dështimin e një rruge trafiku në Mal të Zi.
“Kanë ra kutitë dje në Podgoricë”, shprehet një prej të akuzuarve, duke iu referuar kapjes së një sasie prej 1.7 tonësh kanabis.
“Na marshin t’keqen”, ia kthen bashkëbiseduesi.
Në vijim të bisedës, anëtarët shprehin dyshime për bashkëpunim me autoritetet nga persona të përfshirë në rrugën e trafikut që u godit në Mal të Zi:
“Paskan bashkëpunu me shtetin ato që kishin rrugën që ra në Mal të Zi, mos mani gjo nëpër shpia”, thuhet në komunikimet e zbardhura.
Këto biseda përbëjnë prova të rëndësishme që dokumentojnë aktivitetin kriminal të grupit “Rraja”, mënyrën e koordinimit mes anëtarëve dhe përpjekjet për të shmangur goditjen nga organet ligjzbatuese.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
