Rëndohet bilanci, shkon në 16 numri i viktimave nga masakra në Sydney, 40 të tjerë të plagosur. Katër fëmijë në gjendje të rëndë

14 Dhjetor 2025, 21:02 / BOTA ALFA PRESS

Rëndohet bilanci, shkon në 16 numri i viktimave nga masakra në

Rëndohet bilanci i viktimave për masakrën e ndodhur sot në Bondi Beach, në Sydney.

BBC raporton se edhe 5 persona të tjerë kanë humbur jetën, duke e çuar në 16 numrin e viktimave.

Aktualisht nuk është e qartë nëse bilanci i përditësuar i viktimave përfshin ndonjërin nga personat e armatosur, pasi më herët, policia kishte konfirmuar se një nga sulmuesit e dyshuar ishte vrarë, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje kritike.

Raportohet se katër fëmijë janë transferuar në spital pas sulmit, duke shtuar se disa prej tyre janë lënduar “shumë rëndë”.

Policia e Uellsit të Ri Jugor konfirmoi se rreth 40 të tjerë mbeten të shtruar në spital pas të shtënave të së dielës në plazhin Bondi. Autoritetet thanë se më shumë informacion do të bëhet publik në vijim.

 

Po ndodh...