Meloni: Që nga dita e parë kemi qenë krah Ukrainës, nuk na mungon Bashkimi Sovjetik

14 Dhjetor 2025, 20:21 / BOTA ALFA PRESS

Meloni: Që nga dita e parë kemi qenë krah Ukrainës, nuk na

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, mbylli sot në Romë festivalin e partisë së saj, “Vëllezërit e Italisë”, me një fjalim të fokusuar në zhvillimet ndërkombëtare dhe arritjet e qeverisë së saj gjatë tre viteve të fundit.

Duke iu referuar luftës në Ukrainë, Meloni theksoi mbështetjen e palëkundur të Italisë për popullin ukrainas.

“Që nga dita e parë ne qëndruam pranë popullit ukrainas, i cili po lufton neo-imperializmin me karakter sovjetik. Askush këtu nuk ndjen nostalgji për Bashkimin Sovjetik, i cili shkeli gjysmën e Evropës për gjysmë shekulli,” u shpreh ajo.

Në lidhje me marrëdhëniet transatlantike, kryeministrja italiane pranoi se Evropa ka mbështetur për një kohë të gjatë sigurinë e saj te Shtetet e Bashkuara.

“Ia besuam sigurinë tonë SHBA-së duke menduar se sfidat e sotme nuk do të vinin kurrë, duke pretenduar se kjo do të ishte pa kosto, por nuk ishte kështu,” deklaroi Meloni.

Ajo theksoi gjithashtu se prej kohësh mbështet ndërtimin e një shtylle evropiane më të fortë brenda NATO-s, “me forcë dhe dinjitet të barabartë me atë amerikane dhe të aftë për dialog, me të drejta të plota, me të gjitha fuqitë e mëdha të planetit”.

 

Po ndodh...