Qumështi më i shtrenjtë në rajon/ Fermeri shqiptar fiton më pak, subvencionet janë më të ulëta se në vendet fqinje

Blegtori shqiptar tregton qumështin më të shtrenjtë në rajon, por njëkohësisht ai është edhe fermeri që fiton më pak se kolegët e tij.
Ndryshe nga vendet e tjera, ministria jonë e Bujqësisë e mbështet njeriun që mbarështon gjë të gjallë vetëm për numrin e krerëve, ndërsa jashtë kufijve i njëjti blegtor merr subvencione për krerë, litra qumësht, dhe për ushqimin blegtorial.
Saktësisht 1 litër qumësht në fermat shqiptare po shitet 54-58 lekë/litri, ndërkohë që kostot e prodhimit janë 47-50 lekë.
Ndërsa në Maqedoninë e Veriut një litër qumësht kushton 47-50 cent, në Kosovë i njëjti produkt kushton 45-48 cent, kurse në Itali kushton 28-30 cent, kurse në Hungari çmimi i qumështit varion nga 11-38 cent.
Përballë këtyre shifrave, fabrikat e qumështit preferojnë të furnizohen me qumështin e importit, ku vetëm gjatë vitit 2025, 8 milion litra qumësht që kapin vlerën e 5 milionë eurove u blenë në shtetet e sipërpërmendura.
Eksperti i ekonomisë, Ndoc Fasllai thotë: “Kostoja e prodhimit të 1L qumësht në Shqipëri krahasuar me vendet e rajonit është 60-70% më e lartë se sa ajo e realizuar në vendet rreth nesh. Në këto kushte është krejtësisht i pakonkurueshëm dhe i pabarabartë me qumështin që vjen nga importi dhe si i tillë nuk gjen treg.”
Dëgjesë më fermerët, ky është turi i takimeve që ministri i Bujqësisë, Andis Salla, po zhvillon këto kohë me njerëzit që prodhojnë. Ditë më parë ai u përball me blegtorët, ku kërkesa e tyre ishte e qartë: të ndryshohet formula e mbështetjes. Se sa është dëgjuar zëri i fermerëve mbetet për tu parë kur të prezantohet skema e re kombëtare 2026. Ekspertët thonë se blegtoria shqiptare mund të shpëtohet, dhe kjo bëhet duke imituar politikat që ndjekin shtetet fqinje.
“Duhet të kalohet në skemat e mbështetjes afatgjatë siç janë aplikuar në vendet e BE, ku lidhen me një kontratë duke i ofruar mbështetje 3-5 vjeçare”, thotë Fasalli.
Ndërkohë, në shumë ferma qumështi ka mbetur pa shitur, kjo pasi ushqimi blegtorial ka kontaminuar lëndën e parë me aflatoksinë, myk ky që vë në rrezik shëndetin tonë dhe të kafshës./Top Channel
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
