Nicki Minaj shpreh hapur mbështetjen për Donald Trump: Unë jam fansja numër një e presidentit, Zoti e bekoftë!

28 Janar 2026, 21:29 / BOTA ALFA PRESS

Nicki Minaj shpreh hapur mbështetjen për Donald Trump: Unë jam

Reperja e njohur dhe ylli i skenës muzikore botërore, Nicki Minaj, ka deklaruar se është “ndoshta fansja numër 1 e presidentit amerikan Donald Trump dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë”.

Donald Trump e ftoi atë të ngjitej në skenë së bashku me të gjatë një eventi në Uashington, i cili i kushtohej “llogarive Trump” për fëmijët e SHBA-së. Nicki Minaj premtoi se do të kontribuojë privatisht në këtë nismë.

“Urrejtja apo çfarëdo që njerëzit thonë, nuk më prek aspak. Në fakt, më shtyn ta mbështes edhe më shumë”, shtoi ajo, duke e përmbyllur fjalën e saj drejtuar miliarderit 79-vjeçar me fjalët: “Zoti e bekoftë. Amin”.

Më pas, presidenti amerikan i mbajti dorën artistes, ndërsa një folës tjetër po mbante një fjalim. Trump tha se donte t’i “zgjaste thonjtë” për të imituar Nicki Minaj, e njohur për manikyret e saj ekstreme.

E vetëquajtur “Mbretëresha e repit”, Nicki Minaj ka thyer rekorde shitjesh gjatë karrierës së saj. Interpretuesja e hiteve “Starships” dhe “Anaconda” është përfshirë pa hezitim në lëvizjen MAGA (Make America Great Again – Ta bëjmë Amerikën sërish të madhe) të presidentit amerikan prej disa muajsh.

Në nëntor, ajo bëri një paraqitje të papritur në OKB për të deklaruar se “të krishterët po shënjestrohen” në Nigeri, një akuzë e bërë më herët edhe nga Donald Trump, por që është hedhur poshtë nga autoritetet e vendit, vëzhgues dhe studiues.

Po ndodh...

ide