Furgoni del nga rruga, aksident me pasojë vdekjen në Tepelenë
28 Janar 2026, 21:18 / AKTUALITET

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e sotme në Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rural Tepelenë-Lopës, në kthesën që të çon drejt fshatit Salari, Njësia Administrative Kurvelesh.
Sipas informacioneve paraprake, një furgon ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme drejtuesit të mjetit, shtetasit Arjan Ç. Ende nuk dihet nëse në momentin e aksidentit në furgon ndodheshin edhe pasagjerë të tjerë.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit fatal.
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



