E rëndë në Kamëz/ Elektricisti bie nga pallati dhe humb jetën, policia fsheh ngjarjen

14 Dhjetor 2025, 19:12 / AKTUALITET ALFA PRESS

E rëndë në Kamëz/ Elektricisti bie nga pallati dhe humb

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të diel në zonën e Kamzës.

Sipas Vox News, një 65-vjeçar me iniciale H.P, me profesion elektricist ka rënë nga kati i 8-të i një pallati në ndërtim dhe për pasojë ka humbur jetën, ndërsa ngjarja është mbajtur e fshehtë nga Policia.

Të njëjtat burime thonë se mungesa e sigurisë teknike ka shkaktuar vdekjen e 65-vjeçarit dhe në polici nuk ka asnjë të shoqëruar për ngjarjen. Lidhur me rastin ende nuk ka asnjë reagim nga Policia e Shtetit.

Po ndodh...