"O bobo mbetëm pa bukë"/ Julia Ilirjani rrëfen jetesën e vështirë në Amerikë: Vajza më tha...

21 Maj 2025, 19:15 / SHOWBIZ ALFA PRESS

"O bobo mbetëm pa bukë"/ Julia Ilirjani rrëfen

Aktorja e njohur Julia Ilirjani ka qenë pasditen e së martës e ftuar në “Ftesë në 5” në Top Channel.

Ish-banorja e BBV3 ka folur për jetën dhe vështirësitë që ka kaluar sëbashku me të bijën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo shprehet se jeta atje nuk është e lehtë, ndërsa ka veçuar një moment kur kanë mbetur pa ushqim, ndërsa shton se vajza e saj Renee Reffo i kishte thënë: S’ka problem mami se në shkollë kemi ushqim në drekë, unë s’do ta ha dhe do ndajmë bashkë.

Julia s’ka mundur t’i mbajë dot lotët teksa ka treguar këtë histori, e cila ka prekur gjithashtu edhe moderatoren e emisionit, Bieta Sulon, padyshim edhe publikun.

 

Po ndodh...

ide