Bayerni shënon 10 gola ndaj Okland Sitit në ndeshjen e parë në Botërorin e Klubeve
15 Qershor 2025, 20:16 / SPORT

Bayern Mynih e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme pjesëmarrjen në Botërorin e Klubeve, teksa ka fituar me shifrat 10-0 ndaj Okland Siti të Zelandës së Re.
Qartësisht skuadra nga Oqeania nuk ishte në nivelit e gjigantit të futbollit botëror, pasi bëhej fjalë për futbollistë gjysmë-profesionistë për të cilët futbolli nuk është puna e vërtetë e tyre.
Kësisoj, për Bayernin ishte gjithçka e lehtë me 6 gola të shënuar në pjesën e parë ku dy herë Koman e Olise, si dhe gola të tjerë nga Boei e Myler, e kthyen sfidën në një ndeshje përgatitore.
Në pjesën e dytë, në skenë u shfaq Musiala me tre gola të shënuar brenda pak minutash, ndërsa në fund Myler tundi edhe një herë rrjetën për të vulosur fitoren 10-0.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

