"Të mbajmë ty me makinë 100 mijë euro", Bislim Ahmetaj ia "plas" në sy Nokës: Salianji erdhi me shkop bejsbolli...Dil Flamur, a mbledh dot njerëz ti?

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike ka pasur sot përplasje të ashpra dhe debate mes anëtarëve. Një prej debateve është zhvilluar mes Bislim Ahmetajt dhe Flamur Nokës.
Bislim Ahmetaj, i vetmi anëtar që doli në mbështetje të Ervin Salianjit pas përplasjes së tij me Nokën dhe Berishën, tha se nuk e ka dashur Ervin Salianjin kur asokohe bashkë me kreun aktual të PD rrethuan selinë blu për t’ia marrë Lulzim Bashës.
Bislim Ahmetaj ka thënë se Ervin Salianji ka shkuar në seli me shkop bejsbolli, por ai mbledh njerëz nëpër takime. Dhe këtu ka pyetur drejtpërdrejt Nokën: “Dil ti Flamur, a mbledh dot njerëz?”. Më tej me ironi, Ahmetaj ka thënë se ne jemi shumë të zënë, duke mbajtur Nokën me makinë 100 mijë euro.
“Salianji ka ardhur me shkop bejsbolli këtu e unë nuk e kam dashur. Po ai mbledh njerëz. Dil ti Flamur, a mbledh dot njerëz?
Se ne jemi shumë të zënë si parti, mbajmë ty me makinë 100 mijë euro me kondicioner ndezur behar e dimër. Për këtë shpenzojmë më shumë. Jo për të takuar njerëz”, mësohet të ketë thënë Ahmetaj në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë së PD.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

