Irani bën lëmsh FIFA-n/ Pjesëmarrja në Botërorin 2026 mbetet e pasigurt, por nuk ka tërheqje zyrtare

16 Mars 2026, 22:26 / SPORT ALFA PRESS

Irani bën lëmsh FIFA-n/ Pjesëmarrja në Botërorin 2026

Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës 2026 nuk është e garantuar për shkak të tensioneve politike dhe shqetësimeve për sigurinë, por deri tani federata iraniane nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar për tërheqje nga turneu.

Asian Football Confederation (AFC) konfirmoi se nuk ka marrë kërkesa të tilla dhe se vendimi final mbetet në dorën e federatës iraniane. Sekretari i përgjithshëm i AFC-së, Windsor John, u shpreh:

“Është një moment shumë delikat. Vendimi përfundimtar i takon federatës së tyre, por ata kanë konfirmuar deri tani praninë në Botëror. Shpresojmë që çështjet të zgjidhen dhe skuadra të marrë pjesë.”

Nëse Irani do të jetë pjesëmarrës, kombëtarja do të luajë ndeshjet e grupit G në Los Angeles dhe Seattle, përballë Belgjikës, Egjiptit dhe Zelandës së Re.

Situata është më e ndërlikuar për skuadrën femërore iraniane, disa lojtare të së cilës kishin kërkuar azil politik në Australi pas protestave kundër regjimit. Vetëm dy prej tyre kanë mbetur në Australi dhe stërviten me ekipin femëror të Brisbane Roar.

Konfliktet në Lindjen e Mesme kanë ndikuar edhe në evente të tjera sportive ndërkombëtare. Për shembull, ndeshja ‘Finalissima’ mes Spanjës dhe Argjentinës, planifikuar më 27 mars në Katar, është anuluar për arsye sigurie, ndërsa disa gara motorsporti në të njëjtin vend janë shtyrë deri në muajin nëntor.

Po ndodh...

ide