Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Geraldo Durda, vëllai i Edison Durdës, 6-vjeçarit që vdiq 18 vite më parë në Gërdec, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai tregoi për 15 marsin e vitit 2008, kur ndodhi shpërthimi që la pas 26 të vrarë dhe mbi 300 të plagosur, duke u shprehur se vëllai u vra në shtëpi dhe drejtësia nuk është zbardhur ende. Ai akuzoi Fatmir Mediun se ka përfituar politikisht nga kjop tragjedi.
“Ditën e shpërthimit nuk ndodhesha në Gërdec, por në Durrës. Po mbaroja stërvitjen me “Teutën” dhe duke u kthyer u lajmërova nga tim atë që Gërdeci kishte shpërthyer. Që nga ai moment unë e kam lënë futbollin dhe iu dedikova drejtësisë.
Unë do të merrem me këtë cështje, nuk dorëzohem. Nuk i kemi patur borxh askujt. U vra në shtëpinë tonë.
Drejtësia deri në Strasburg ka shkuar për të kërkuar të drejtën tonë, por a është zbardhur drejtësia për Gërdecin.
Fakti që ne sot flasim për gjyqin e Gërdecit që po ndodh në GJKKO është prej familjes Durda dhe studios ligjore që e hapëm këtë. Ishte Gjykata e Lartë që e ka pezulluar se i pandehuri fitoi imunitetin. I vetmi njeri që ka fituar politikisht aty ka qenë Fatmir Mediu. Nuk jemi marrë kurrë me të pandehurin Fatmir Mediu për çështje personale, por për atë që ka bërë në Gërdec. Kur arritëm pas 16 vitesh ta rihapim atë proces, kemi besim të drejtësia. Ajo do të flasë dhe po japim shembull qytetarie”- tha Durda.
Po ndodh...
ide
Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës
A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
Sovranizmi si gjethe fiku
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128