Zbulohet emri/ Tentativë arratisjeje në burgun e Lezhës

Pas rreth 500 metrash nga rrethimi i burgut, ai është kapur dhe rikthyer në qeli, pa shkaktuar incidente apo rrezik për punonjësit dhe komunitetin.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një aktiviteti të jashtëm të burgut, ku i dënuari po merrte pjesë në sistemimin e mbeturinave nën mbikëqyrjen e punonjësve të sigurisë.
Burgu i Shënkollit dhe institucionet përkatëse në një reagim zyrtar theksojnë se 36-vjeçari është neutralizuar menjëherë pas tentativës. Menjëherë janë njoftuar prokuroria e juridiksionit të përgjithshëm dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, për vijimin e procedurave ligjore dhe administrative. Masat organizative dhe të sigurisë po rishikohen për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.
Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve:
Në datën 11 dhjetor 2025, pranë Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale IMP Lezhë, i cili funksionon si institucion i posaçëm mjekësor, u konstatua një tentativë për largim nga ambientet e institucionit e një personi ndaj të cilit është caktuar masë mjekësore ‘mjekim i detyruar në institucion mjekësor’, me vendim gjykate.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, gjatë një aktiviteti ndihmës për sistemimin e mbeturinave në regjimin e jashtëm të institucionit, nën mbikëqyrjen e punonjësve të sigurisë. Gjatë këtij procesi, personi në fjalë ka kaluar telin e perimetrit të jashtëm, duke tentuar largimin nga territori i institucionit.
Menjëherë pas konstatimit, rreth orës 09:33, ai është kapur dhe neutralizuar në afërsi të institucionit nga punonjësit përgjegjës, pa pasur rezistencë apo kundërshtim nga ana e tij dhe pa asnjë incident apo rrezik për punonjësit apo komunitetin.
Theksojmë se IEVP Lezhë është institucion mjekësor i posaçëm, ku zbatohen masa sigurie të përshtatura për pacientë dhe jo për të dënuar apo të paraburgosur. Kjo kategori personash trajtohet në mënyrë të diferencuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet mjekësore e të të drejtave të njeriut.
Menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar strukturat kompetente, përfshirë prokurorinë e juridiksionit të përgjithshëm Lezhë, Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB), për vijimin e procedurave ligjore dhe administrative përkatëse.
Institucioni vijon funksionimin normal, ndërsa masat organizative dhe të sigurisë po rishikohen në mënyrë parandaluese, në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të menaxhimit dhe sigurisë së pacientëve dhe stafit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



