“E shkuara ime ka vdekur”, Bes Kallaku “thumbon” Xhensila Myrtezajn

Bes Kallaku, i ftuar në një intervistë me Grida Dumën, foli hapur për kapitujt e mbyllur të jetës së tij, përfshirë edhe divorcin me Xhensila Myrtezajn, një temë që vijon të ngjallë interes.
Kallaku u shpreh se e shkuara për të është një histori e mbyllur. Ai theksoi se është i përqendruar te e tashmja dhe te rruga që po ndërton sot, larg ngarkesave emocionale të së kaluarës.
“E shkuara ime është e vdekur. Unë po jetoj të sotmen. Unë nuk jam askushi por prezenca ime në jetën e disa njerëzve ua ka bërë jetën më të bukur atyre.”-tha Kallaku.
Gjatë bisedës, aktori ndau edhe mendimet e tij mbi zhgënjimet që ka përjetuar nga njerëzit që dikur i kishte pranë. Ai foli edhe për sakrificat dhe ndihmën që u ka dhënë njerëzve ndër vite, duke shtuar se jo gjithmonë mirësia kthehet në të njëjtën formë. Megjithatë, mesazhi i tij ishte i qartë: çdo natë, sado e gjatë të jetë, përfundon me lindjen e diellit.
Grida Duma: Je zhgënjyer nga ata që ke pasur afër përgithësisht?
Bes Kallaku: Zoti është me mua, kush mund të jetë kundër meje?! Përveçse ju kam dhënë dorën, ju kam dhënë edhe bukën. Sado të zgjasë nata, do lindë dielli, do të vijë dita. Sa armiq që kemi, dhe sa “miq” armiq që kemi përreth. Pasuria ime më e madhe janë dy fëmijët e mi, nëna dhe babai im. E marrim jetën për të mirëqenë. Sikur s’do na ndodhë kurrë e keqja. Ndërroi jetë edhe Shpati i shkretë. A kishte plane për sot?
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
