Bashkia i dha leje babait të Suel Çelës për zgjerimin e tregut ushqimor, përveç socialistëve, edhe PD “pro” bandës së Elbasanit
Më 24 janar të vitit 2025, Bashkia e Elbasanit ka miratuar zgjerimin e tregut Agro-Ushqimor në Elbasan, pronë kjo e Petrit Çelës, babai i Suel Çelës, kreu i një prej bandave më të forta të Elbasanit.
Miratimin për këtë vendim nuk e kanë dhënë vetëm socialistët, por anëtarë të Partisë Demokratike, njëri prej tyre Blendi Himçi, kreu i degës së PD në Elbasan. Votat pro u argumentuan me zhvillimin në sektorin bujqësor dhe rritjen e bashkëpunimit mes fermerëve që ky treg pritet të sjellë në vend.
Ka qenë JOQ që ka publikuar momentin kur Blendi Himçi ka votuar pro, ndërkohë që opozita nuk ka të ndalur duke akuzuar qeverinë për bashkëpunim me krimin.
Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja e quajti miratimin e lejes “një procedurë standarde” dhe këmbënguli se nuk kishte kërkesa në ligj që e pengonin kompaninë e lidhur me një organizatë të dyshuar kriminale që të përfitonte lejen.
“Është bërë kërkesë nga një subjekt privat, për në pronë private për ndërtimin e një tregu publik dhe është miratuar nga Këshilli Bashkiak, meqë kërkon një leje nga Këshilli,” tha Llatja.
Ky treg ushqimor që zotërohet nga kompania “Çela P”, ka qenë në qendër të debateve publike pasi është pronë e një prej familjeve më famëkeqe të qytetit. Vetë Suel Çela akutalisht është i shpallur në kërkim nga SPAK si kreu i një organizate kriminale që akuzohet se është përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, atentate, pastrim parash dhe korruptimin e zyrtarëve lokalë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
