Çalhanoglu-Gallatasaraj bëhet serioze, një udhëtim drejt Stambollit i hap rrugë transferimit

Gallatasaraj sapo ka firmosur me Leroi Sane. Por klubi turk duket se ka ambicie të mëdha dhe tani tenton një tjetër “bombë” në merkato, duke afruar yllin e mesfushës së Interit dhe përfaqësueses turke, Hakan Çalhanoglu.
Futbollisti është aktualisht me Interin në SHBA, për të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve.
Por paralelisht, menaxheri i tij, pritet në Stamboll për bisedime me klubin e njohur që është gati t’i hapë dyert mesfushorit.
Gordon Stipiç do të udhëtojë drejt Stambollit për të diskutuar detajet e një transferimi i cili padyshim do të ishte ndër më të rëndësishmit për klubin në fjalë e për futbollin turk në përgjithësi.
Sigurisht, duhet kënaqur edhe Interi, që nuk do të heqë dorë lehtë nga futbollisti.
Por në një periudhë kur klubi po mendon rindërtimin nga e para dhe hapjen e një cikli të ri, çdo futbollist është i sakrifikueshëm, aq më tepër pasi Kivu ka piketuar Barnabe dhe Keita me të cilët ka punuar te Parma, mes atyre që mund ta zëvendësojnë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

