Qazim Laçi shënon me Rizespor, paraqitje e shkëlqyer në kampionatin turk

14 Dhjetor 2025, 00:03 / SPORT ALFA PRESS

Qazim Laçi shënon me Rizespor, paraqitje e shkëlqyer në

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi ka qenë protagonist në fitoren e thellë 3-0 të Rizespor ndaj Eyüpspor, në ndeshjen e radhës së kampionatit turk.

Laçi mori përsipër ekzekutimin e një penalltie dhe nga pika e bardhë u tregua i saktë, duke mposhtur portierin kundërshtar dhe duke kontribuar drejtpërdrejt në suksesin e skuadrës së tij.

Përveç golit, ai zhvilloi një paraqitje shumë pozitive gjatë gjithë takimit, duke u vlerësuar me notën e lartë 8.5, ndër më të mirët në fushë.

29-vjeçari po kalon një sezon të mirë në aventurën e tij të parë në kampionatin turk. Deri më tani, Laçi ka realizuar 2 gola dhe ka dhuruar 3 asiste, duke konfirmuar rëndësinë e tij në mesfushën e Rizespor.

Forma e mirë e mesfushorit përbën një sinjal pozitiv edhe për Kombëtaren shqiptare, teksa Laçi vijon të jetë një nga elementët kyç në repartin e mesfushës.

 

Po ndodh...

ide