Dita botërore e sindromës Down/ Drejtoresha e shërbimeve “ProPak” ngre alarmin.....

21 Mars 2023, 14:01 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Dita botërore e sindromës Down/ Drejtoresha e shërbimeve

Në ditën Dita Botërore të sindromës Down, ngrihet shqetësimi për mungesë të stafit ndihmës në sistemin parashkollor dhe atë parauniversitar për fëmijët që vuajnë nga kjo lloj sëmundje. Drejtoresha e qendrës se shërbimeve Pro Pak, Flavia Shehu thotë se sistemi arsimor në Shqipëri, ka mungesë të theksuar të mësueseve ndihmës në kopshte dhe shkolla.

Shehu e vuri theksin edhe te nevoja e shërbimeve terapeutike, për te gjitha grup moshat, por që sipas saj janë te pamjaftueshme.

Drejtoresha e qendrës se shërbimit Pro Pak, tregoi peripecitë që hasin personat mbi 18 vjeç, që në jo pak raste e kanë të vështirë të punësohen.

Dita botërore e sindromës Down ka si synim, bashkimin për të krijuar një zë të vetëm global për të drejtat, përfshirjen dhe mirëqenien e njerëzve me këtë sëmundje.

 

Po ndodh...

ide