Ish-deputeti i PS i bashkohet protestës së Lapajt kundër Ramës

13 Dhjetor 2025, 18:49 / POLITIKË ALFA PRESS

Ish-deputeti i PS i bashkohet protestës së Lapajt kundër

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta është parë sot mes protestuesve të “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë. Aktivistë të lëvizjes i janë bashkuar tubimit të thirrur nga Adriatik Lapaj kundër kryeministrit Edi Rama.

Në mesin e simpatizantëve spikati edhe ish-deputeti socialist.

Kujtojmë që dy ditë më parë, Kosta akuzoi Edi Ramën duke e quajtur kryeministër që prish, dhunon dhe minon pasurinë e shqiptarëve.

“…Pa pikën e turpit kërkon investitorë të huaj…! Si të zë vendi…”, shkruajti Kosta.

Gjithashtu, ish-deputeti publikoi edhe pamjen e shembjes së tre vilave në pronësi të tij, në periferi të Tiranës, të cilat autoritetet i konsideruan ndërtime pa leje.

 

Po ndodh...

ide