Kristi dëgjon “live” këngën e Keisit/ Reagimi i tij për “Bye Bye”

30 Maj 2023, 17:09 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Kristi dëgjon “live” këngën e Keisit/ Reagimi i tij

Finalisti i “Big Brother VIP 2”, Krist Aliaj thotë se nuk ka më asnjë komunikim me Keisi Medinën, me të cilën përjetoi një romancë gjatë qëndrimit në shtëpinë e reality show-t.

I ftuar këtë të martë në “Shqipëria live”, Kristi u shpreh se nuk ka më interes për këngëtaren.

“Nuk jemi takuar fare, as nuk kemi komunikuar fare. E kam takuar vetëm në prapaskenë në “Portokalli”. Nuk kam interes ta injoroj se kemi kaluar kohë bashkë aty brenda”.

Kristi dëgjoi në studio këngën e re të Keisit të titulluar “Bye, bye” e që në rrjet është komentuar si “diss” për të. Vetë Kristi tha se mund të jetë për të ose për “ndonjë ish-partner tjetër të këngëtares”, duke mos treguar interes për të ditur për shumë.

“Ky mund të jetë tekst për shumë djem. Nuk e di nëse është për mua apo për një “ish” tjetër”.

Pas përfudimit të “Big Brother VIP”, Kristi është marrë me disa projekte dhe ka njoftuar se do të jetë pjesë e jurisë së programit të Top Channel, “She’s On Top”.

 

Po ndodh...