Tavë me kunguj dhe oriz

9 Korrik 2025, 08:14 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Tavë me kunguj dhe oriz

Tavë me kunguj dhe oriz


Përbërësit:

1 qepë e thatë
3-4 bishta qepësh të njoma
2 tufë kopër
1 tufë majdanoz
1 e 1½ fç oriz
1 fç ujë
2 fç qumësht
2-3 vezë
2 lgj gjalpë
2 lgj vaj ulliri
Kripë, piper, arrë moskat
Djathë kaçkavall të grirë
Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim me pak vaj ulliri dhe gjalpë qepën e thatë për 2-3 minuta. Më pas shtojmë dhe bishtat e qepëve të njoma, kungujt të prerë në feta dhe vazhdojmë kaurdisjen. Gjatë kaurdisjes shtojmë kripë, piper, erëzat dhe orizin e zier më parë. Të gjithë gatimin e vendosim në një tavë. Rrahim vezët së bashku me qumështin e ngrohtë, një gotë ujë, kripë, piper, arrë moskat dhe e shtojmë në tavë. Në fund e spërkasim me djathë kaçkavall dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-40 minuta.

Receta nga Zonja Albana/ReportTV

 

Po ndodh...

ide