Përshesh me gjizë

17 Korrik 2025, 08:13 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Përshesh me gjizë

Përshesh me gjizë
Përbërësit:
250 gr gjizë
1 ls gjalpë
3-4 ls vaj ulliri
600 ml ujë
1 ls salcë domate ose 1 lk piper i kuq
Kripë, piper i zi, arrë moskat
Bukë kore ose e thatë
Përgatitja: Në tenxhere hedhim gjalpin. Shtojmë piperin ose salcën e domates, e kaurdisim pak dhe pastaj hedhim gjizën. E përziejmë mirë, shtojmë piperin e zi, arrën moskat dhe pastaj shtojmë ujin e ngrohtë. Kur lëngu ka marrë valë e heqim nga zjarri. Nëse dëshirojmë, mund t'i hedhim pak piper djegës. Ndërkohë, përgatisim përsheshin nëpër pjata. Ia hedhim lëngun përsipër me garuzhde dhe e lëmë pak sa të zbutet buka. Buka duhet të jetë kore, e ftohtë ose e thatë. Sipër mund t'i hedhim pak vaj ulliri.

Receta nga Zonja Albana/ReportTV

 

Po ndodh...

ide