Makarona me mish të grirë dhe salcë të kuqe

Makarona me mish të grirë dhe salcë të kuqe
Përbërësit:
200 gr makarona
300 gr mish i grirë viçi
1 qepë
2 speca të kuq
150 ml ujë i makaronave
1 lugë gjelle salcë domate (koncentrat)
Kripë, piper, erëza sipas dëshirës
Përgatitja:
Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë sipas minutazhit të përcaktuar në paketim (ruajmë 150 ml nga uji i zierjes). Në një tigan të madh skuqim qepën e grirë imët derisa të zbutet. Shtojmë mishin e grirë dhe vijojmë me kaurdisjen derisa të marrë ngjyrë kafe. Shtojmë më pas specat e grira në kubikë dhe i gatuajmë për disa minuta. Në fund shtojmë koncentratin e domates, e përziejmë mirë duke shtuar rreth 150 ml ujë nga makaronat për të krijuar një salcë të trashë. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe erëza sipas dëshirës. Hedhim makaronat në salcën me ragu, i trazojmë për 1 minutë në zjarr që shijet të lidhen dhe i servirim menjëherë të ngrohta.
Receta nga Zonja Albana/ReportTv
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

