Thirrja e Bashës në SPAK: Hetimet për “21 Janarin” u rihapën pas provave audio të ardhura nga SHBA

Hetimet për ngjarjet e 21 janarit janë rihapur pas mbërritjes nga Shtetet e Bashkuara të disa materialeve audio, që mund të hedhin dritë mbi rolin e zyrtarëve të lartë të kohës. Në kuadër të këtij zhvillimi, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është thirrur nga SPAK për të dhënë dëshminë e tij si person që ka dijeni për çështjen.
Sipas raportimit të gazetares së News24, Klodiana Lala, Basha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mbi bazën e një fletëthirrjeje të firmosur nga prokurori Alfred Shehu, i cili po drejton hetimet për ngjarjet e 21 janarit 2011, ku humbën jetën katër protestues.
Materialet e reja janë dorëzuar nga gazetari Artan Hoxha dhe xhaxhai i viktimës Aleks Nika, dhe sipas burimeve, përmbajnë regjistrime të rëndësishme që mund të ndikojnë në drejtimin e hetimeve.
Në kohën e ngjarjes, Basha mbante postin e ministrit të Brendshëm dhe ndodhej në ambientet e Kryeministrisë, kur Garda e Republikës hapi zjarr mbi protestuesit.
Kjo është hera e dytë që Basha pyetet nga organet e drejtësisë për këtë çështje, ndërsa hetimet e rihapura nga Prokuroria që prej vitit 2020 synojnë të verifikojnë përgjegjësitë për tragjedinë që tronditi vendin. Deri tani, për “21 Janarin” janë dënuar vetëm ish-efektivët Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, të cilët e kanë përfunduar dënimin e tyre.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


