Netanyahu: Unë flas rregullisht me Putinin! Kjo marrëdhënie i shërben interesave tonë jetësorë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbrojti pozitën ndërkombëtare të Izraelit gjatë një fjalimi në parlament, duke refuzuar kritikat e opozitës. Ai theksoi se mban “komunikim të vazhdueshëm” me presidentin rus Vladimir Putin “për të mbrojtur interesat jetike” të Izraelit dhe se vendi mbetet “më i fortë se kurrë”.
Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës se pozita ndërkombëtare e Izraelit është dobësuar gjatë luftës në Gaza, Netanyahu deklaroi para Knesetit se “Izraeli është fuqia më e fortë në Lindjen e Mesme”. Ai e nisi fjalimin duke sfiduar vetë titullin e diskutimit: “Çfarë kolapsi të supozuar? Ata që e thonë këtë janë larg realitetit.”
Duke folur për marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit, Netanyahu theksoi se “shumë shtete dhe liderë botërorë na kërkojnë”, ndërkohë që pranon se ekzistojnë ende “sfida”. Ai përmendi rritjen e antisemitizmit në Perëndim, të cilin e lidhi me “minoritetet radikale myslimane” dhe me “nxitjen antisemitike” që, sipas tij, forcohet nga rrjetet sociale dhe nga “qeveri dhe organizata anti-zioniste”.
Netanyahu nënvizoi se Izraeli “po lufton antisemitizmin në gjithë botën” dhe se qeveria ka alokuar “më shumë se dy miliardë shekel për Ministrinë e Jashtme për të luftuar këtë propagandë”. Ai shtoi se duhet të adoptohen “metoda të reja” për të përballuar fenomenin dhe kërkoi të njihen “arritjet e mëdha” të vendit.
Në këtë kontekst, ai përmendi edhe vizitën e kancelarit gjerman Friedrich Merz, e cila sipas Netanyahu-së u realizua pas kërkesës së liderit gjerman dhe solli një marrëveshje të rëndësishme për bashkëpunim ushtarak mes dy vendeve.
Netanyahu i bëri një vëmendje të veçantë Rusisë, duke deklaruar: “Ruajmë komunikim të vazhdueshëm me një tjetër fuqi botërore – Rusinë. Flas rregullisht me presidentin Putin dhe kjo marrëdhënie personale me shumë vite shërben për mbrojtjen e interesave tona jetike.”
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
