U zbulua nga elektriku i dorës, dënohet me burg shqiptari i përfshirë në një vjedhje në Belgjikë

8 Dhjetor 2025, 18:24 / AKTUALITET ALFA PRESS

U zbulua nga elektriku i dorës, dënohet me burg shqiptari i

Një shqiptar është dënuar me 36 muaj burg nga një gjykatë në Belgjikë, pasi u provua se kishte marrë pjesë në një vjedhje të dhunshme të ndodhur në vitin 2020 në komunën Grimbergen. Identifikimi i tij u bë falë gjurmëve të ADN-së që u gjetën në një elektrik dore të lënë në vendin e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur më 7 dhjetor 2020, kur një banor i zonës dëgjoi zhurmën e një xhami që thyhej në katin e parë të shtëpisë. Pasi zbriti për të parë çfarë po ndodhte, ai hasi një nga hajdutët në dhomën e gjumit dhe tentoi ta ndalonte. Në atë moment u sulmua nga pas nga një person i dytë, duke e rrëzuar në tokë. Të dy autorët u arratisën, duke lënë pas një elektrik që më vonë do t’i zbulonte.

Hetimet zbuluan se në elektrik ndodheshin gjurmët e ADN-së së shqiptarit, i cili u dënua fillimisht në mungesë në vitin 2021 me 3 vite burg. Pas disa vitesh, ai u kap sërish në Belgjikë dhe paraqiti kundërshtim ndaj vendimit, duke mohuar çdo lidhje me ngjarjen.

Nuk kam asnjë ide se si ADN-ja ime ka përfunduar në atë pishtar, apo si ai ka përfunduar në atë shtëpi. Kam dy fëmijë dhe një bashkëshorte shtatzënë, kush do të paguajë qiranë nëse jam në burg?”, deklaroi ai gjatë seancës.

Po ndodh...

ide