Alarm te Barcelona, mbrojtësi uruguajan mund të mos luajë më kurrë te ‘blaugranat’

Te Barcelona është hapur një situatë shumë e ndërlikuar rreth Ronald Araujo-s, me mbrojtësin uruguaian që, sipas raportimeve të “COPE”, mund të mos veshë më kurrë fanellën ‘blaugrana’ për shkak të problemeve serioze emocionale.
Burimet brenda klubit theksojnë se Araujo është thellësisht i prekur nga situata që ka përjetuar pas kartonit të kuq në ndeshjen dramatike kundër Chelsea-t.
Raportohet se gjendja e tij psikologjike është më e rëndë sesa mendohej fillimisht dhe ekziston frika reale se rikthimi në fushë mund t’i shkaktojë një shpërthim emocional të pakontrollueshëm.
Brenda klubit po diskutohet mundësia që ai të mos aktivizohet më, të paktën deri kur gjendja e tij të stabilizohet plotësisht.
Presidenti Joan Laporta u ka bërë thirrje tifozëve dhe opinionit sportiv që ta mbështesin Araujo-n, i cili është bërë objekt i sulmeve dhe kritikave të ashpra pas humbjes së Barcelonës, duke i “kushtuar” tri pikë dhe tre gola me gabimet e tij në Londër.
Laporta ka insistuar se lojtari ka nevojë për ndihmë dhe mirëkuptim, jo për akuzë dhe presion.
Ndërkohë, trajneri Hansi Flick, për dy ndeshje radhazi, e ka lënë Araujon jashtë listës së të grumbulluarve.
Vendimi shihet si mbrojtje ndaj futbollistit dhe jo si ndëshkim sportiv, duke qenë se situata e tij emocionale kërkon ndërhyrje profesionale dhe kohë.
E ardhmja e Araujos në “Camp Nou” mbetet e paqartë.
Ajo që dihet sot është se Barcelona po përballet me një rast delikat, ku shëndeti mendor i lojtarit është vënë në plan të parë, dhe rikthimi i tij në fushë do të varet nga rritja e stabilitetit të tij emocional në javët e ardhshme.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
