Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok
30 Tetor 2025, 17:29 / BOTA

Kina ka miratuar një marrëveshje transferimi për aplikacionin e videove të shkurtra TikTok tek kompanitë amerikane. Kështu deklaroi pas takimit mes Trump dhe Xi Jinping, Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Besant.
Ai shtoi se pret që marrëveshja të ecë përpara në javët dhe muajt e ardhshëm pa hyrë në detaje të mëtejshme.
“Në Kuala Lumpur, ne finalizuam marrëveshjen e TikTok me kushtet që Kina miratoi, dhe pres që ajo të ecë përpara në javët dhe muajt e ardhshëm dhe më në fund do të shohim një zgjidhje për këtë”, i tha ai Fox Business Network.
Ministria e Tregtisë e Kinës po ashtu tha në një deklaratë se do t’i trajtonte në mënyrë të përshtatshme çështjet që lidhen me TikTok me Shtetet e Bashkuara.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Nga Patrik Sadikaj
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
