Tërmeti me magnitudë 7.6 në Japoni, autoritetet heqin paralajmërimin për cunami

Disa valë të forta cunami, me lartësi deri në 70 centimetra, u regjistruan në veri të Japonisë pas tërmetit të fuqishëm që goditi rajonin të hënën. Autoritetet hoqën alarmin për cunami në orët e para të së martës, me orën lokale.
Sipas Institutit Amerikan të Gjeofizikës, tërmeti që goditi zonën Misawa, në brigjet e Paqësorit, ndodhi në orën 15:15 (me orën e Shqipërisë), ishte me magnitudë 7.6 dhe kishte thellësi 53 kilometra.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) lëshoi menjëherë paralajmërim për cunami deri në tre metra. Valët e para, rreth 40 centimetra të larta, goditën prefekturën Aomori në orën 15:43 (23:43 me orën japoneze). Shtatë minuta më vonë, një tjetër valë arriti në qytetin Urakawa në Hokkaido. Më pas u regjistruan disa valë të tjera, asnjëra më e lartë se 70 centimetra.
Sipas televizionit publik NHK, disa persona janë lënduar. Një punonjës hoteli në qytetin Hachinohe, pranë Aomorit, tha se banorët kanë braktisur shtëpitë dhe kanë kërkuar strehim në bashki.
Zëdhënësi i qeverisë, Minoru Kihara, u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në zona të sigurta derisa alarmi të hiqet plotësisht. Qeveria paralajmëroi gjithashtu se në ditët në vijim priten pasgoditje të forta.
Lëkundjet u ndjenë edhe në qytetin e madh Sapporo, ku telefonat celularë dhanë paralajmërimet emergjente. Një reporter i NHK-së në Hokkaido përshkroi se tërmeti zgjati rreth 30 sekonda dhe ishte aq i fuqishëm saqë mezi arrinte të qëndronte në këmbë.
Japonia përjeton rreth 1.500 tërmete çdo vit, shumica pa pasoja. Megjithatë, kjo zonë mbetet e traumatizuar nga tërmeti katastrofik i vitit 2011 me magnitudë 9, i ndjekur nga cunami shkatërrues që shkaktoi 18.500 të vdekur dhe të zhdukur, si dhe shkrirjen e tre reaktorëve në centralin bërthamor të Fukushimës, aksidenti bërthamor më i rëndë që prej Çernobilit.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
