Meta dhe Rama pakt të fshehtë? Pse hesht Kryemadhi dhe nuk nxjerr SMS-të…?
Avokati Romeo Kara ka qenë i ftuar ditën e sotme në ‘Breaking’ me Dafina Hysën.
Në fjalën e tij avokati Kara është treguar i ashpër për klasën politike që kemi aktualisht në vend, duke kërkuar vetting për politikanët.
Ndërkohë që Kara ka patur një thirrje për partitë e vogla që të bëhen bashkë dhe e gjithë kjo për hir të vendit.
“Që jemi zhytur në llumin më të madh moral si komb kjo nuk ka dyshim. Unë mendoj se zbardhja e këtyre bisedave të SkyEcc do t’i bëj një nder të madh Shqipërisë. Ne do t’i shohim në sy këta që këtej kanë ikur me kollare në Parlament dhe këtej janë zhgërryer me llumin e krimit. Ata s’duhet të kenë imunitet. Janë për të na shërbyer neve sepse i kemi votuar.
Demokracia jonë ka nevojë për rigjenerim total. Nuk ka më dyshim njeri që këta vetëm na vjedhin. Kushtetuesja të konstatoj se partitë politike po funskionojnë jashtë ligjit dhe kushtetës. Sot flasim Partia e Berishës, Ramës apo këtij tjetrit. Këta janë skllavopronar. Këta na kanë hipur dhe s’po gjejmë rrugën si t’i heqim. Këtu merr një person, nga këta të pavarurit, Lapajt, Qorrin, Shabanin s’kanë ca flasin më se flet realiteti. Unë iu them partive të bëhen bashkë.”- u shpreh avokati Kara.
ide
Misioni i Agron Shehajt!
A është i mundur patronazhimi i votës së diasporës?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128