Lapaj: Korrupsioni i zyrtarëve të lartë, duhet të shpallet vepër e tradhtisë së rëndë kombëtare

9 Shkurt 2026, 22:18 / POLITIKË ALFA PRESS

Lapaj: Korrupsioni i zyrtarëve të lartë, duhet të shpallet

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i ftuar në emisionin “Off the Record” ka bërë thirrje për masa drastike kundër korrupsionit në nivelet më të larta të pushtetit, duke propozuar që korrupsioni i zyrtarëve të lartë të shpallet me ligj vepër e tradhtisë së rëndë kombëtare.

Sipas Lapajt, çdo politikan që hyn në zyrën e shtetit duhet të jetë i vetëdijshëm se nuk duhet të prekë “asnjë cent të republikës”, pasi herët a vonë do të mbajë përgjegjësi.

Ai theksoi se reforma reale kundër korrupsionit nuk arrihet vetëm me ndryshime procedurale apo komisione hetimore, por kërkon vullnet të fortë politik dhe vendime të guximshme ligjore.

“Korrupsioni i zyrtarëve të lartë duhet të shpallet tradhti e rëndë kombëtare, sepse po dëmton rëndë interesin publik dhe të ardhmen e vendit. Kjo është një reformë reale që i bën politikanët të ndihen realisht të përgjegjshëm”, deklaroi Lapaj.

Po ndodh...

ide