Britania e Madhe/ Skandali “Epstein”, reagon mbreti Charles: Pallati i Buckinghamit mbështet policinë për akuzat ndaj princit Andrew

9 Shkurt 2026, 20:08 / BOTA ALFA PRESS

Britania e Madhe/ Skandali “Epstein”, reagon mbreti Charles: Pallati

Pallati i Buckinghamit ka njoftuar se është i gatshëm të ndihmojë Policinë e Luginës së Thamesit në vlerësimin e akuzave kundër Princi Andrew, Dukës së Yorkut, lidhur me pretendimet se ai ka ndarë dokumente konfidenciale me Jeffrey Epstein.

Sipas raportimeve, Mountbatten-Windsor dyshohet të ketë ndarë informacione gjatë periudhës kur shërbente si i dërguar tregtar i Mbretërisë së Bashkuar. Princi Andrew ka mohuar gjithmonë çdo shkelje në këtë kontekst.

Në një deklaratë zyrtare, Pallati thekson se “mbreti ka bërë të qartë shqetësimin e tij të thellë për akuzat që vazhdojnë të dalin në dritë në lidhje me sjelljen e z. Mountbatten-Windsor. Ndërsa pretendimet specifike duhet t’i adresojë ai vetë, ne jemi të gatshëm t’i mbështesim autoritetet në çdo hetim të mundshëm.”

Pallati shtoi gjithashtu se “Siç është thënë më parë, mendimet dhe simpatitë e Madhërive të Tyre kanë qenë dhe mbeten me viktimat e çdo forme abuzimi.”

Dokumentet e publikuara së fundmi, përfshirë shkëmbime email-esh nga viti 2010, sugjerojnë se Princi Andrew i kishte dërguar Epstein-it raporte mbi vizitat e tij në Vietnam, Singapor, Hong Kong dhe Shenzhen. Një tjetër email nga i njëjti vit duket se lidhet me ndarjen e informacionit “konfidencial” mbi investimet në Afganistan me Epstein.

Hetimi është në faza të hershme dhe Policia e Luginës së Thamesit po shqyrton të gjitha provat për të vlerësuar nëse ka pasur shkelje ligjore.

Po ndodh...

ide