Milani po synon të fitojë 70 milionë euro nga lojtarët e dërguar në huazim

9 Shkurt 2026, 19:05 / SPORT ALFA PRESS

Milani po synon të fitojë 70 milionë euro nga lojtarët e

Milani po përgatit terrenin për një verë të rëndësishme në merkato, ndërsa drejtuesit kuqezi shpresojnë të arkëtojnë mbi 70 milionë euro nga shitjet e lojtarëve që aktualisht janë të huazuar për sezonin 2025-2026.

Së fundmi është konfirmuar largimi përfundimtar i Alex Jimenez, i cili do t’i bashkohet zyrtarisht AFC Bournemouth pas huazimit në Premierligë.

Mbrojtësi spanjoll ka aktivizuar klauzolën e detyrueshme të blerjes, që parashikon një pagesë prej 19.5 milionë eurosh, plus mbi 5 milionë euro bonuse të mundshme.

 

Megjithatë, Milani do të përfitojë vetëm gjysmën e kësaj shume, pasi Real Madridi zotëron 50% të klauzolës së rishitjes.

Të ardhura të rëndësishme priten edhe nga Alvaro Morata, i cili është në huazim te Como.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, detyrimi i kushtëzuar për blerje pritet të aktivizohet, duke i sjellë Milanit rreth 15 milionë euro.

Një tjetër emër në listë është Samuel Chukwueze, aktualisht në huazim me opsion blerjeje te Fulham.

Paraqitjet pozitive në Premierligë kanë bindur klubin londinez dhe, në rast transferimi të përhershëm, Milani do të arkëtonte 24 milionë euro të tjera.

Edhe Lorenzo Colombo është pranë largimit përfundimtar nga “San Siro”.

Sulmuesi ndodhet në huazim te Genoa, me një detyrim blerjeje prej rreth 10 milionë eurosh, i cili aktivizohet nëse ai shënon të paktën pesë gola, zhvillon 22 ndeshje dhe klubi shmang rënien nga Serie A.

Colombo tashmë ka gjashtë gola në 24 paraqitje, duke i plotësuar kushtet.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Milani dhe Bologna kanë arritur marrëveshje për transferimin e përhershëm të Tommaso Pobega, për një shifër rreth 7 milionë euro. Ndërkohë, Filippo Terracciano do t’i bashkohet përfundimisht Cremoneses për 3.5 milionë euro, nëse klubi shmang rënien në Serie B.

Nëse të gjitha këto operacione finalizohen, Milani do të sigurojë më shumë se 70 milionë euro, një shifër që mund të jetë vendimtare për strategjinë e merkatos së verës.

Në këtë llogaritje nuk përfshihen emra si Ismael Bennacer, Yunus Musah dhe Warren Bondo, të cilët gjithashtu kanë opsione blerjeje në kontratat e huazimit, por me gjasa më të vogla për t’u aktivizuar.

Po ndodh...

ide