Një ditë para protesta kombëtare të PD, Taulant Balla provokon: S’po u vijnë më as njerëzit e shtëpisë

9 Shkurt 2026, 20:56 / POLITIKË ALFA PRESS
Një ditë para protesta kombëtare të PD, Taulant Balla

Pas mbylljes së foltores së sotme të Partisë Demokratike të zhvilluar para Kryeministrisë një ditë para protestës kombëtare të PD, kreu i grupit parlamentar të PD, Taulant Balla, ka publikuar pamjet e regjistruara nga lart me dron.

Në pamjen e publikuar nga Balla shikohet një numër i vogël pjesëmarrësish, ndaj në lidhje me këtë socialisti ka ironizuar situatën.

“As krushq, as hyzmetqarë, s’po na vijnë më as njerëzit e shpisë” shkroi Balla në postimin e tij.

Në foltoren e sotme, kryedemokrati Berisha i bëri thirrje policisë që nesër të bashkohen në protestën e opozitës.

Berisha tha se policia duhet të marrë një vendim historik dhe të bashkohen me protestuesit, teksa sipas tij duhet të shohin interesin e familjeve të tyre.

Edhe demokrati Ervin Salianji u bëri thirrje qytetarëve për t’u bashkuar në protestën e opzitës që pritet të zhvillohet ditën e nesërme.

                                                                                

Po ndodh...

ide