NATO riorganizon komandat: SHBA merr komandën detare të Aleancës

9 Shkurt 2026, 21:24 / BOTA ALFA PRESS

NATO riorganizon komandat: SHBA merr komandën detare të Aleancës

NATO pritet të zbatojë ndryshime operacionale në strukturën e saj komanduese, në kuadër të rishpërndarjes së përgjegjësive mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve evropianë.

Sipas burimeve diplomatike, SHBA do të dorëzojë dy komanda aktuale te partnerët evropianë. Komanda e Shtabit të Përgjithshëm të Krahut Jugor, me seli në Napoli, do t’i kalojë Italisë. Ndërkohë, komanda e Forcës së Përbashkët (JFC) në Norfolk, Virxhinia, përgjegjëse për Krahun Verior, do t’i kalojë Britanisë së Madhe.

Shtabi i tretë operativ, ai në Brunssum të Holandës, që mbulon Krahun Lindor të NATO-s, vijon të drejtohet nga një oficer gjerman.

Në këmbim të këtyre ndryshimeve, SHBA do të marrë komandën e unifikuar detare të NATO-s (MARCOM), me seli në Northwood, në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo komandë ka rol kyç në koordinimin e operacioneve detare të Aleancës.

Sipas dy diplomatëve të Aleancës Atlantike, ndryshimet pritet të hyjnë në fuqi brenda pak muajsh. Riorganizimi vjen në një kohë kur Uashingtoni ka kërkuar nga aleatët evropianë të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë dhe mbrojtjen e kontinentit.

Po ndodh...

ide