Tabaku propozon rikthimin e akcizës së diferencuar për birrën: Mbështetje për prodhuesit e vegjël

Deputetja e PD Jorida Tabaku, ka paraqitur në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme një projektligj për rikthimin e skemës së akcizës së diferencuar për prodhuesit e vegjël të birrës.
Sipas saj, kjo masë synon të mbështesë prodhuesit vendas, të rrisë konkurrueshmërinë dhe të nxisë investimet në industrinë artizanale të birrës në Shqipëri.
Projektligji propozon dy nivele të akcizës: për prodhuesit deri në 200,000 HL/vit tarifa do të jetë 372,2 lekë/HL për shkallë alkoolometrike, ndërsa për prodhuesit mbi këtë nivel do të zbatohet tarifa 744,4 lekë/HL.
Tabaku theksoi se kjo skemë është në përputhje me praktikat e Bashkimit Europian dhe direktivat përkatëse.
Ajo tha se ndryshimet e vitit 2022 , që unifikuan tarifën në 710 lekë/HL dhe hoqën trajtimin e veçantë për prodhuesit e vegjël, sollën pasoja negative: rritje të kostove, ulje të konkurrueshmërisë dhe dobësim të investimeve në sektorin artizanal.
“Kthimi i skemës së diferencuar nuk dëmton administrimin fiskal, lejon monitorim efektiv dhe redukton hapësirat për shmangie. Projektligji synon të vendosë një balancë të arsyeshme ndërmjet objektivave fiskale dhe nevojave të zhvillimit ekonomik të sektorit të birrës” – tha Tabaku.
Po ndodh...
ide
Dosja Epstein: Pushteti pa dritë dhe elitat pa përgjegjësi
Ilir Meta, kjo çingie e Edi Ramës!
Si të qeverisësh vendin dhe të drejtosh opozitën... për veten!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128