Popullsia e Turqisë kalon 86 milionë banorë

Popullsia e Turqisë në vitin 2025 u rrit me 427.224 banorë nga një vit më parë duke shkuar në 86,09 milionë, sipas të dhënave zyrtare.
Vitin e kaluar popullsia mashkullore u regjistrua në 43,06 milionë ose 50,02 për qind e totalit, ndërsa gratë kanë përbërë 49,98 për qind ose 43,03 milionë, tha të hënën autoriteti statistikor TurkStat.
Shkalla vjetore e rritjes së popullsisë u rrit në pesë për mijë në vitin 2025, nga 3,4 për mijë që ishte në vitin 2024.
TurkStat tha se: “Përqindja e popullsisë që banon në qendrat e provincave dhe rretheve, e cila ishte 93,4 për qind në vitin 2024, u bë 93,6 për qind në vitin 2025.
“Përveç kësaj, përqindja e popullsisë që jeton në qytete dhe fshatra ra në 6,4 për qind nga 6,6 për qind.”
Stambolli, kryeqyteti tregtar i Turqisë, ishte qyteti më i madh për nga popullsia me 15,75 milionë banorë, duke shtuar 52,451 banorë krahasuar me vitin e kaluar.
Ai u pasua nga kryeqyteti Ankara me 5,9 milionë, qyteti i Egjeut Izmiri me 4,5 milionë, qendra industriale Bursa me 3,26 milionë dhe vendpushimi mesdhetar i Antalyas me 2,77 milionë.
Mosha mesatare e popullsisë në Turqi u rrit në 34,9 në vitin 2025 nga 34,4 në vitin 2024.
Raporti total i varësisë së moshës, i cili tregon numrin e përgjithshëm të fëmijëve dhe të moshuarve për person në moshë pune, ra në 46 për qind vitin e kaluar, duke shënuar një rënie prej 0.1 pikë përqindjeje.
Po ndodh...
ide
Dosja Epstein: Pushteti pa dritë dhe elitat pa përgjegjësi
Ilir Meta, kjo çingie e Edi Ramës!
Si të qeverisësh vendin dhe të drejtosh opozitën... për veten!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128