Baton Haxhiu-Klevis Balliut: Njerëzit nuk ju besojnë, i keni duart bashkë me PS në tendera

9 Shkurt 2026, 23:47 / POLITIKË ALFA PRESS

Baton Haxhiu-Klevis Balliut: Njerëzit nuk ju besojnë, i keni duart

Analisti Baton Haxhiu, replikoi me deputetin dhe shefin e organizimit të PD-së, Klevis Balliu, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me aksionin dhe besueshmërinë e opozitës

Haxhiu veçoi fjalorin që përdor opozita para protestës që janë thjesht parrulla dhe nga ana tjetër tha se figurat e PD-së nuk i bindin njerëzit, sepse ata janë të përfshirë ashtu si edhe mazhoranca në tendera dhe nuk janë më ajo "qeveria hije e duarve të pastra e vitit 2004".

Baton Haxhiu:  Marrim fjalët që përdorni ose që përdoren para protestës. Zakonisht janë katër a pesë kryesore që thuhet. Kjo protestë është jetike, kjo protestë ka kilometrin e fundit, fundi i kësaj qeverie... Kjo është e keqja më e madhe, e tjera, e tjera janë fjalë dhe fjali që i përdorni si parulla.  Dhe ajo që mua më intereson është kur do të përfundojnë fjalët jetike, kilometri i fundit, etj., etj. Duke i përdorur këto fjalë, kërkoni edhe qeverinë teknike, por nuk kërkoni një frymë, frymëzim. 
Qeveria Berisha e vitit 2005 ka pas një model të njerëzve që e ka quajtur “qeveria në hije”, që ka qenë një perspektivë, pse duhet ju të vini në pushtet dhe kush janë ata që do ta marrin pushtetin. Këto gjëra që ju mungojnë në sqarimin tuaj, njerëzit e kanë vështirë të besojnë që ju e keni seriozisht. Nuk jeni më ajo qeveria e duarve të pastra e 2004. Brenda këtij konceptit politik është se atë që kërkoni me duar të pastra, një pjesë e juaj, e Partisë Demokratike i keni duart bashkë te Partia Socialiste, duke kërkuar tendera, duke kërkuar marrëdhënie të cilat janë përtej opozitarizmit. Këtu gjëra duhet t'i sqaroni publikut Klevis. Janë gjëra të cilat nuk shërohen lehtë. As nuk shërohen me fjalimet, të cilat janë shumë poetike ndonjëherë dhe të cilat nuk shkojnë me atmosferën e cila është në Shqipëri. Dhe krejt ky mllefi, i cili është te një pjesë e popullatës, ai është i madh. Nuk reflekton në protestë, diçka nuk është në rregull këtu.

Klevis Balliu: Unë ju falenderoj se ngritët tre pika që janë shumë të rëndësishme. E para, as në Shqipëri dhe në as në të gjithë Europën, përveç një vendi në botë, nuk ka qeveri hije. Vetëm në Angli e ka, dhe nuk e kanë të dyja partitë. E ka vetëm Partia Konservatore.

Baton Haxhiu: Ka qenë në 2005 te Partia Demokratike.

Klevis Balliu: Ka qenë KOP-i dhe nga KOP-i vetëm dy persona kanë qenë ministra, të tjerët nuk kanë qenë jashtë. Nuk ekziston qeveria hije, nuk njihet si koncept në të gjithë Europën, thashë vetëm në Angli. Përsa i përket fjalorit që nuk është i ri, fjalori është e vërtetë, se këtu duhet t'i marr pak me rradhë, se jam kështu, tek kjo pikë ndalim në debat.

Baton Haxhiu: Fakti që njerëzit mendojnë që një strukturë jo meritokratike do të jetë prapë në qeveri, njerëz të cilët janë konjunkturë të Partisë Demokratike. Për arsye se vetëm në zgjedhjet e kaluara, njerëzit të cilët kanë fituar primaret, nuk e kanë marrë vendin e duhur në procesin zgjedhor. Ju duhet të bindni popullin dhe shqiptarët, pse ajo qeveri në hije është njerëzish e rëndësishme. Dhe ju duhet të ikni nga beteja e konjunkturës. Duhet të shkoni përtej. Juve konjunktura nuk ju duhet. Jo, thjeshtë pyetje që ty, jo thjeshtë që ty, se mbase e kish kuptova unë. Domethënë, e gjithë bota që nuk e ka qeverinë në hije, kërkon që të kapi konjunkturën e vet. Se e ka gjithë bota këtë punë, nuk funksionon kjo logjikë. Nuk mund të dalësh qeveri hije mbas meritokracisë vetëm brenda partisë tënde. Dhe këtu po flasim për një betejë kombëtare, e cila ka nevojë për një bashkim të gjerë.

Po ndodh...

ide