Barometri i Ballkanit: 1 në 3 shqiptarë jeton me ankthin e pasigurisë financiare!

Një në tre shqiptarë e konsideron ekonominë e vendit si një mjedis të pasigurt. Ky është shqetësimi që ngrihet nga raporti i fundit i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, i cili nxjerr në pah një hendek të thellë mes shifrave zyrtare të rritjes dhe asaj që ndjejnë qytetarët në xhepat e tyre.
Sipas anketimit të fundit të Barometrit të Ballkanit, 33.5% e shqiptarëve deklarojnë se nuk ndjejnë siguri në ekonominë e vendit të tyre.
Për ekspertët, fakti se një e treta e popullsisë nuk beson te ekonomia e vendit mbetet edhe burimi kryesor i emigrimit, duke bërë që rrugët e Europës të mbeten alternativa e vetme për sigurinë që nuk e gjejnë në shtëpi.
Por Shqipëria nuk është vetëm në këtë pesimizëm për sigurinë ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Bosnje-Hercegovina kryeson listën me 33.9%, e ndjekur nga Serbia me 33.7%. Këto tre shtete formojnë atë që ekspertët e quajnë “trekëndëshi i ankthit ekonomik” në Ballkan.
Ndryshe paraqitet situata në Kosovë. Megjithëse me një ekonomi më të vogël në volum, qytetarët e saj janë më optimistët e rajonit. Vetëm 16.8% e kosovarëve thonë se ndihen të pasigurt ekonomikisht, një shifër kjo që është sa gjysma e asaj të Shqipërisë.
Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut pozicionohen në mes, me një nivel pasigurie që luhatet nga 23 deri në 24%.
Po ndodh...
ide
Dosja Epstein: Pushteti pa dritë dhe elitat pa përgjegjësi
Ilir Meta, kjo çingie e Edi Ramës!
Si të qeverisësh vendin dhe të drejtosh opozitën... për veten!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128