Roma i bashkohet Juventusit falë dygolëshit të Malen, Atalanta ringjallet dhe kërcënon zonën e Europës

9 Shkurt 2026, 23:35 / SPORT ALFA PRESS

Roma i bashkohet Juventusit falë dygolëshit të Malen, Atalanta

Ndeshjet e sotme në Serinë A kanë dhuruar fitore të rëndësishme të Romës dhe Atalantës, që kanë ndezur me shumë luftën për një vend në katërshen e parë dhe zonën e Europës.

Atalanta e Gjimshitit mundi fillimisht me shifrat 2-1 Kremonezen, në një sfidë që foli thuajse gjatë gjithë kohës për të e ku mbrojtësit të Kombëtares shqiptare iu anulua një gol në fund. Tani bergamaskët e shohin veten 2 pikë larg Komos së vendit të 6, që garanton praninë në Europë në sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, Roma në darkë mundi me rezultatin 2-0 ekipin e Kaljarit. Protagonisti kryesor për verdhekuqtë u bë holandezi Malen, i cili shënoi të dy golat e kësaj ndeshje, duke i dhënë tre pikë të rëndësishme ekipit të tij që arriti Juventusin e vendit të katërt, me të dy skuadrat në kuotën e 46 pikëve.

Po ndodh...

ide