Dhoma Amerikane e Tregtisë ngre alarmin: Turizmi në rrezik, shkak mungesa e ujit, zjarret në Landfille dhe ndërtimet në sezon!
Dhoma Amerikane e Tregtisë ngre shqetësimin se turizmi po rrezikohet nga mungesa e ujit, zjarret në landfille, mbetjet dhe ndërtimet në mes të sezonit. Mesazhi i përfaqësuesve të biznesit amerikan ndahen në një njoftim për mediat.
“Anëtarët tanë, flasin për zona bregdetare ku vazhdojnë të mbeten shqetësuese mungesa e ujit të pijshëm, keqmenaxhimi i ujërave të zeza apo vazhdimi i ndërtimit edhe gjatë sezonit turistik, duke ndikuar në këtë mënyrë funksionimin e strukturave akomoduese, por edhe cilësinë e jetesës së qytetarëve dhe turistëve në këto komunitete”, thuhet në njoftim.
Këto mangësi, mund ta nxjerrin vendin tonë nga lista e destinacioneve turistike.
“Mungesa e një stafi të trajnuar ka vënë në vështirësi shumë biznese turistike, duke rrezikuar njëkohësisht edhe konkurrueshmërinë e Shqipërisë si një destinacion turistik krahas vendeve të tjera të rajonit”, thotë Dhoma Amerikane.
Bizneset amerikane kërkojnë nga qeveria, pushteti lokal dhe institucionet vendase të marrin masa për të adresuar këto problematika që po kthehen në problem për këtë sektor prioritar të ekonomisë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
