Yildiz dribbles about the future: I don't talk about the contract, I feel good at Juve!

E ardhmja e Kenan Yildiz është një nga çështjet më të rëndësishme në shtëpinë e Juventusit. Talenti i lindur në vitin 2005 ka kontratë deri në vitin 2029, por interesimi i shtuar nga klubet e mëdha po shtyn drejtuesit bardhezinj të reflektojnë mbi rinovimin dhe përmirësimin e kushteve ekonomike.
Megjithatë, vetë Yildiz nuk dëshiron të shpërqendrohet. “Kontrata? Nuk flas për të. Jam i përqendruar vetëm te fusha dhe te ajo që duhet të bëj këtu. Ndihem mirë te Juventusi dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Këtu është shtëpia ime”, ka deklaruar ai.
Pas fitores së Juventusit ndaj Benficës, në një intervistë për TRT Spor, Yildiz theksoi rëndësinë e Champions League: “Champions-i është gjithmonë i veçantë, por duhet përgatitur si çdo ndeshje tjetër, edhe në Serie A. Duhet të japim 100%. Stërvitemi mirë dhe punojmë shumë, sepse në Champions duam të shkojmë deri në fund”.
Talenti bardhezi komentoi edhe vlerësimet e Luciano Spallettit: “Ka thënë se më do si djalin e tij. Te Juventusi ndihem shumë mirë, kjo është skuadra ime. Me trajnerin kam një marrëdhënie të veçantë”.
Sa i përket krahasimeve me Lamine Yamal, Yildiz u tregua i matur: “Është një lojtar i madh, ndër më të fortët në botë. Nuk më pëlqejnë krahasimet, dua vetëm të përmirësohem dhe të jap maksimumin për Juventusin dhe tifozët”.
Happening now...
The revolution is over, Edi Rama continues calmly
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
