Capello's analysis of Serie A matches: Milan, the worst team of the big four on the field yesterday

Ish-trajneri i Milanit, Fabio Kapelo ka komentuar në Radio Anch’io Sport në Rai Radio 1, ndeshjen Roma-Milan e cila u mbyll në barazimin 1-1.
“Dje pamë katër ekipe, dhe Milani ishte ai që vuajti më shumë. Ata luajtën më keq, duke u dorëzuar në pjesën e parë, duke u munguar vizioni, dhe më pas e gjetën veten përpara me të vetmin shans të krijuar nga një goditje këndi. Duken si një ekip që luan me prova dhe gabime. Ajo që më mahnit më shumë është se dy sulmuesit luajnë vetëm në posedim, pa topin, ata nuk luajnë. Ata janë plotësisht pasivë. Nga ana tjetër, më pëlqeu Romam ata krijuan aq shumë, sa mund ta kishin mbyllur pjesën e parë me një epërsi prej dy-tre golash.
Një mundësi e humbur për Milanin? “Do të thoja që po. Milanit i mungonte karakteri, ishte shumë pasiv. Pa karakter, mendoj se është e vështirë të kapësh Interin, i cili, nga ana tjetër, ka një personalitet unik. Alegri ka të drejtë që synon vendin e katërt si minimum. Milani më dha iluzionin se kishte arritur një nivel loje që e humbi plotësisht dje”.
Kapelo u ndal gjithashtu edhe te fitorja e Juventusit kundër Napolit.
“Në ndeshjen Juve-Napoli, ekipi i Spaletit dukej i ekuilibruar dhe shumë i vendosur, ndërsa Napolit i mungonin disa lojtarë, ata kanë një skuadër të kufizuar në këtë pikë. Ky është momenti më i vështirë për Konten, ekipi ka një lojë dhe një mentalitet, ata japin gjithçka, por pa zëvendësues është e komplikuar”, përfundoi ai.
Happening now...
The revolution is over, Edi Rama continues calmly
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128

