Protesta me molotovë e opozitës, reagon Ambasada Amerikane: Aktorët politikë të refuzojnë dhunën

2026-03-04 12:01:53 / POLITIKË ALFA PRESS

Protesta me molotovë e opozitës, reagon Ambasada Amerikane:

Protesta e fundit e opozitës e mbajtur në 28 shkurt në kryeqytet, u shoqërua me hedhje molotovësh dhe fishekëzjarrësh, duke i vënë flakën fillimisht koshave të plehrave, e më pas edhe vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha.

Në një interesim për koment nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu lidhur me përdorimin e molotovëve në protestë nga opozita, Ambasada Amerikane u shpreh se aktorët politikë duhet të refuzojnë dhunën politike dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes angazhimit konstruktiv dhe mjeteve paqësore e të ligjshme.

Ne nxisim të gjithë aktorët politikë të refuzojnë dhunën politike dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre përmes angazhimit konstruktiv dhe mjeteve paqësore, të ligjshme”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane për Top Channel.



Happening now...

ideas