Crepes with minced meat and béchamel in the oven

2026-02-23 09:10:24 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Crepes with minced meat and béchamel in the oven

Përbërësit:

Për krepat:

2 vezë
1 gotë qumësht
1 gotë ujë
3 lugë gjelle vaj
1 e 1/2 gotë miell
Kripë

Për mbushjen:

Mish i grirë
Qepë
Spec
Salcë domatesh
Kripë, erëza sipas dëshirës
Për beshamelin:

1-2 lugë gjelle gjalpë
2 lugë gjelle miell
2 gota qumësht
Djathë kaçkavall i grirë

Përgatitja:

Përziejini të gjithë përbërësit për krepat derisa të përftoni një brumë të lëngshëm dhe të njëtrajtshëm. Piqni krepat në tigan, nga të dyja anët. Ndërkohë në një tigan hidhni mishin e grirë dhe kaurdiseni mirë. Shtoni qepën dhe specin, vazhdoni kaurdisjen për 4-5 minuta. Shtoni salcën dhe erëzat, hidhni pak ujë, lëreni të ziejë 3-4 minuta derisa ta thithë lëngun dhe hiqeni nga zjarri. Përgatisni beshamelin, shkrini gjalpin, shtoni miellin dhe kaurdiseni 2–3 minuta derisa të dalë aroma.

Shtoni qumështin dhe kripën, përziejeni pa pushim derisa të trashet dhe të bëhet pa kokrriza. Kur të vlojë, hiqeni nga zjarri. Lyejeni pak tavën me beshamel, vendosni një krep, sipër lyeni me beshamel, shtoni nga mbushja me mish. Vazhdoni me shtresa krepa – beshamel – mish. Shtresa e fundit vetëm beshamel dhe kaçkavall i grirë. Piqeni në furrë të parangrohur në 190°C, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.

Receta nga Zonja Albana

Happening now...